Lidhje

Shtëpia e Bardhë zbukurohet me rastin e festave - 2003-12-18


Ka qenë traditë, që në Shtëpinë e Bardhë, me ardhjen e stinës së dimrit, Zonja e Parë zgjedh temën e zbukurimeve festive për shtëpinë historike të presidentit në Washington. Si ish-punonjëse biblioteke, Zonja e Parë, Laura Bush zgjodhi këtë vit temën ”Stinë rrëfimesh”, me karakteret e disa prej librave më të njohur dhe më të dashur për fëmijë.

Tingujt e pianos e shtuan atmosferën festive, gjatë së cilës Zonja e Parë Laura Bush u tregoi vizitorëve zbukurimet e krishtlindjeve të këtij viti. Ja pema e Krishtlindjeve me dritat vezulluese dhe zbukurimet e tjera, por zonja Bush u tregoi më pas vizitorëve personazhet prej kartoni të tregimeve dhe përrallave më të njohura për fëmijë, të cilat ishin ekspozuar në të gjithë Shtëpinë e Bardhë.

"Mbi vatrën që ndodhet prapa jush, janë personazhet e librit tim të preferuar, ”Little women”. Mund të shihni të gjitha motrat dhe midis tyre edhe Marmy-in. Atje në qoshe ndodhen peronazhet e librave të Nancy Drew dhe Hardy Boys. Më kanë pëlqyer shumë librat e Nancy Drew. Ja dhe peronazhet e librit më tepër të shitur kohët e fundit, Harry Potter, që është mes librave që unë lexova verën që kaloi. I kam lexuar të 5 librat e Harry Potterit dhe më kanë pëlqyer shumë. Është diçka shumë e bukur kur zbulon një autor që nuk e ke njohur më parë dhe e lexon të gjithë serinë e veprave të tij gjatë verës",- thotë Zonja e Parë.

Mes peronazheve të tjera të ekspozuara në shtëpinë presidenciale, janë edhe librat e njohur për fëmijë ”Curious George”,”The cat in the hat” dhe romani për fëmijë i përkthyer edhe në shqip, ”Liza në botën e çudirave”.

Pema kryesore e Krishtilindjeve që është vendosur në Shtëpinë e Bardhë, një bredh i sjellë nga Wisconsini, mbi 5 metra i gjatë, i zbukurar me 13 mijë e 500 drita, është vendosur në dhomën blu të Shtëpisë së Bardhë. Poshtë pemës janë vendosur libra me kapakë shumëngjyrësh.

Zonja Bush bëri shaka me gazetarët, duke thënë se i shoqi, presidenti Bush, gjatë Krishtlindjeve do të jetë në shtëpi, duke ju referuar kështu vizitës surprisë që ai bëri gjatë Ditës së Falënderimeve tek ushtarët në Irak.

Gjatë turit të Shtëpisë së Bardhë, të cilin ajo e shoqëroi me komentet e saj, Zonja Bush në një moment serioz u ndal dhe tha: "U kërkoj të gjithë amerikanëve të kujtojnë me këtë rast familjet e personelit tonë të armatosur, që ndodhen jashtë vendit. Jemi me ta në këtë stinë festash. Është tepër e vështirë t’i kalosh festat në mungesë të njerëzve më të dashur", tha zonja Bush.

Mes vizitorëve të tjerë në Shtëpinë e Bardhë me zonjën Bush, ishte edhe piktorëve, autore e kartolinës së Krishtlindjeve për Shtëpinë e Bardhë, Barbara Ernst Prey, nga New Yorku. Presidenti dhe Zonja e Parë u dërgon urimet për festat rreth 1, 5 milionë miqve të Familjes së Parë në të gjithë botën. Ajo thotë se Zonja e Parë i dha mundësinë ta zgjidhte vetë temën e kartolinës, pasi vizitoi me imtësi çdo dhomë të Shtëpisë së Bardhë, si dhe ambjentin jashtë saj. Zonja Prey veçon dhomën e pritjeve diplomatike, muret e së cilës ende janë të veshura me letrën e zgjedhur nga ish-zonja e parë Zhaklinë Kenedi. Në këtë dhomë është vendosur edhe piktura e George Washingtonit, e piktorit Gilbert Stuart. Pikërisht në atë dhomë, presidenti Franklin Delano Roosvelt zhvilloi bisedat diplomatike, të njohura, si ”bisedat pranë zjarrit”. Ndërsa punonjësit e Shtëisë së Bardhë përgatiteshin për një tjetër grup vizitorësh, Zonja e Parë i përcolli miqtë tek dera, me urimet e saj për festat.

Në korridorin pranë daljes, të zbukuruar me kurorat e Krishtlindjeve, qëndronin disa roje të veçanta, prej druri, tre metra të lartë-personazhi i ”nutcrackerit”, ushtarit arrëthyes, nga baleti ” Arrëthyesi”.

//rd//

XS
SM
MD
LG