Lidhje

Shkarkime dhe hetime mbi disa Drejtorë të Policisë në Jug të Shqipërisë. - 2003-12-19


Ministria e Rendit Publik brënda një harku kohor të shkurtër po ben ndryshimin e Drejtorëve të poilcisë në Jug te Shqipërisë. Në Korçë, Vlorë dhe Berat-tre rajone të njohura për problematikat e krimit dhe të trafiqeve - Ministria ka emëruar Drejtorë të rinj duke ndërmarrë gjithashtu ndryshime rrënjësore në drejtimin e sektorëve të tjerë të policisë. Kështu në Vlorë janë larguar nga poste të gjithë drejtuesit e policisë dhe po kryhen hetime për kryerjen e detyrës prej tyre. Ndryshimet në disa rrethe vijnë pas një vale tjetër shkarkimesh të ndodhura pak kohë më parë kur poccië apo drejtues të policisë u gjetën nga hetimet të përfshirë në aktivitete ndihmëse ndaj pjesëtarëve të Organizatës kriminale "Hakmarrja për drejtësi".

Ndërkaq ish- Drejtori i Policisë së Beratit, Ilirian Dida po heëtohet, sipas burimeve zyrtare të informacionit, nga Prokuroria e Përgjithshme për pengmarrjen e një tregëtari gjirokastrit gjatë vitit 1998. Asaj kohe ish- Drejtori i Policisë së Beratit ka drejtuar policinë e Gjirokastrës. Ende nuk ka nga organet hetimore të dhëna nëse zoti Dida hetohet për shpërdorim detyre apo si i akuzar se është përfshirë në veprën penale.

Ministria e Rendit Publik i ka lidhur herë pas here ndryshimet në drejtimin e policive me përmirësimin e punës. Por analistë të shtypit janë shprehur se ato kanë ardhur si reagime ndaj akuzave mbi drejtuesit e policisë si të lidhur me elemëntë të inkriminuar. Ndërkaq në Vlorë pas firmsojes së një marrëveshje për Qendrën e Antitrafikut mes Shqipërisë, Gjermanisë, Italsië dhe Greqisë pritet të zhbllokohet aktiviteti i strukturës ndërkombëtare policore dhe të ketë operacione konkrete të përbashkëta. //ss//

XS
SM
MD
LG