Lidhje

Shtëpia e Bardhë kritikon vendimin e gjykatave për të drejtat e të dyshuarve terroristë - 2003-12-19


Shtepia e Bardhe kritikoi sot vendimet e dy gjykatave federale të cilat kufizojnë autoritetin e presidentit për tu mohuar të drejtat ligjore personave te dyshuar per terrorizem.

Administrata e presidentit Bush po i bën sfidë vendimit të një gjykate apeli se ajo nuk mund ti mbaje pa afat mbi 600 te arrestuarit ne bazen ushtarake Guntanamo në Kubë, pa u lejuar atyre të marrin avokatë mbrojtës.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scott McClellan, tha se gjykatat amerikane nuk kanë juridiksion mbi personat që nuk janë shtetas amerikanë dhe që mbahen të arrestuar në vende të tjera nga ushtria.

Departamenti i Drejtësisë nuk i lejon të dyshuarit të kenë kontakt me avokatë mbrojtës, derisa autoritetet të arrijnë në përfundimin se ata e kanë dhënë gjithë informacionin që kanë në lidhje me veprimtaritë terroriste.

Në një vendim tjetër, një gjykatë e dytë federale, dha urdhër për lirimin e një të dyshuari terrorist nën argumentat se administrata nuk ka të drejtë të mbajë të arrestuar një shtetas amerikan, në territorin amerikan, nën akuzat se ai është luftëtar armik, pa miratimin e Kongresit.

Zëdhënësi McClellan tha se vendimi i gjykatës është shqetësues dhe i padrejtë dhe se presidenti Bush e udhëzoi Departamentin e Drejtësisë të kërkojë pezullimin e vendimit dhe rishikimin e mëtejshëm ligjor të këtij rasti.

Ai tha se vendimi i gjykatës është në kundërshtim me autoritetin e qartë kushtetues që ka presidenti për të përcaktuar se kush mund të cilësoshet si forcë armike në luftën kundër terrorizmit.

//rd//

XS
SM
MD
LG