Lidhje

Autoritetet turke arrestojnë të dyshuarin për shpërthimet në Stamboll - 2003-12-19


Në Turqi, autoritetet policore thonë se kanë arrestuar një qytetar turk, i cili dyshohet se ka ndihmuar në planifikimin e shpërthimeve vetëvrasëse të muajit të kaluar në Stamboll me mbështetjen e rrjetit terrorist al-Kaida.

Autoritetet në Stamboll thonë se kanë filluar ta marrin të dyshuarin në pyetje që nga arrestimi i tij ditën e hënë. Zyrtarë të policisë thonë se i arrestuari iu ka thënë hetuesve se në Turqi ekziston një strukturë që ka lidhje me një organizatë terroriste ndërkombëtare. I dyshuari ka thënë gjithashtu se ai është stërvitur në një kamp të al-Kaidës në Afganistan për përdorimin e lëndëve plasëse.

Katër persona kryen shpërthimet vetëvrasëse kundër objekteve hebraike dhe britanike në Stamboll, në të cilat humbën jetën 62 njerëz.

//rd//

XS
SM
MD
LG