Lidhje

Zbulohen prova të ekzistencës së elementeve kimike të jetës në një galaksi të largët - 2003-12-19


Kur teleskopi i ri Spitzer u nis në muajin gusht, NASA tha se ai do të jepte një pamje të re të hapësirës. Teleskopi ka detektorë infra të kuq me ndjeshmëri të pashembullt për të kërkuar për objektet më të vjetër dhe më të largët në kosmos dhe në trupa të ftohtë, të cilët që të gjithë ndriçojnë në gjatësi vale nën dritën e dukshme. Observatori mund të shikojë objekte të mbuluara nga pluhuri, që nuk bllokon rezatimin infra të kuq.

Rezultatet e para tani kanë mbrritur dhe studjuesi Xhovani Fazio në qendrën Harvard-Smithsonian për Astro-Fizikat është shumë i entuziazmuar.

“Të dhënat po na mbrrijnë me shpejtësi dhe në një mënyrë të mrekullueshme, të cilat janë si një ëndër për astronomët. Ne po jetojmë në një botë mrekullish.”

Zoti Fazio dhe astronomë të tjerë zbuluan imazhe nga observatori Spitzer për të cilat ata thonë se kapërcejnë parashikimet e tyre. Për shembull, një instrument ekzaminoi gjatësi vale në një galaktikë rreth 3 miliardë e 250 milion vite drite larg dhe zbuloi rrezatim drite, karakteristikë e molekulave organike, komponentët që krijojnë jetën. Një vit drite është distanca që drita udhëton në një vit, pra drita nga ky burim filloi para më shumë se 3 miliardë vjetësh kur toka ishte në vitet e saj të para.

Studjuesi i Universitetit Cornell, James Houck, thotë se ka gjetur molekula organike në qindra objekte të galaktikës sonë Rruga e Qumështit dhe në disa objekte të tjera jashtë galaktikës, por asnjëherë në një largësi të tillë. Megjithatë ai paralajmëron se zbulimet nuk nënkuptojnë se jeta është e pranishme ose do të jetë e tillë në një të ardhme të afërt.

“Ne po shikojmë një numër elementesh. Mendoj se parashikimi i jetës në bazë të provave që kemi tani nuk është diçka realiste. Megjithatë, ne kemi arritur rezultat duke gjetur ekzistencën e molekulave.”

Një imazh tjetër dramatik i teleskopit Spitzer paraqeet yje që formojnë një galaktikë spirale. Astronomët, që u mblodhën në selinë e NASA-s në Washington, treguan imazhe të tjera të teleskopit Spitzer, që demonststrojnë fuqinë e instrumentit për të kapur karakteristika kozmike të papara ndonjëherë më parë.

Teleskopi i hapësirës Spitzer do të ndryshojë mënyrën se si do të punojnë astronomët. Ata nuk do të mund të karakterizojnë më një sistem astronomik nëpërmjet dritës optike, dritës ultra violet apo rrezeve iks. Për të kuptuar mënyrën se si funksionojnë gjërat në kozmos, astonomëve do t’u duhen të gjitha dritat.

//ze//

XS
SM
MD
LG