Lidhje

Projekt i rishikuar në vendin e Qendrës Botërore të Tregëtisë - 2003-12-19


Arkitektët paraqitën një projekt të rishikuar të objektit qendror të kompleksit që do të ngrihet në vendin e Qendrës Botërore të Tregtisë në New York.

Në një ceremoni zhvilluar sot në Manhatanin e Poshtëm, jo larg nga kuota zero, guvernatori i New Yorkut, George Pataki dhe Kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Michael Bloomberg morën pjesë në ceremoninë e shpalosjes së planeve për grataçelën e njohur me emrin Kulla e Lirisë.

Zoti Bloomberg tha se kulla do të ishte një ndërtesë shumë të lartë që do të spikasë në horizontin e New Yorkut, një detaj që u zhduk nga pamja me rrëzimin e kullave binjake pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Arkitektët Daniel Libeskind dhe David Childs e paraqitën maketin e ndërtesës, me një lartësi mbi 540 metra ose 1 mijë e 776 këmbë, një aludim për vitin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Arkitektët thonë se kjo do të jetë ndërtesa më e lartë në botë.

XS
SM
MD
LG