Lidhje

Presidenti Bush: SHBA dhe Britania do të jenë vigjëlente për të siguruar që Libia përmbush zotimin e saj - 2003-12-20


Presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkaura dhe Britania do të jenë vigjëlente për të siguruar që Libia përmbush zotimin e saj për të hequr dorë nga programi i armëve ilegale, ndërkohë që ai u bëri thirrje vendeve të tjera që të ndekin shembullin e Libisë.

Presidenti tha se udhëheqësit, që vendosin të heqin dorë nga programet e armëve të shkatërrimit në masë do të gjejnë, siç u shpreh ai, një rrugë të hapur për marrëdhënie më të mira me Shtetet e Bashkuara.

Duke folur në Britani, kryeministri britanik Tony Blair tha se udhëheqësi libian Muahar Gadafi ndërmori një vendim të guximshëm për të ndaluar programet e armëve bërthamore, kimike dhe biologjike të Libisë dhe për të lejuar inspektimet ndërkombëtare.

Një delegacion libian shkoi sot në Vienë për të filluar bisedimet me inspektorët e Kombeve të Bashkuara për armët bërthamore lidhur me zhdukjen e programit të armëve bërthamore të Libisë.

Në Libi, djali i kolonel Gadafit tha se ishte shumë i kënaqur me marrëveshjen, që u arrit si rezultat i bisedimeve 9 mujore midis zyrtarëve amerikanë, britanikë dhe atyre libianë.

Saif al-Islam Gadafi i tha rrjetit televiziv CNN se ky vendim do të ndihmojë në krijimin e kushteve për të vendosur marrëdhënie normale me perëndimin dhe për t’u dhënë fund sanksioneve kundër vendit afrikan.

Ekspertët thonë se kjo është hera e parë që Libia pranon në publik se është përpjekur të zhvillojë armë të tilla.

Ekspertë amerikanë dhe britanikë vizituan qendrat e armëve të Libisë në muajin tetor dhe përsëri këtë muaj. Zyrtarët amerikanë thanë se programi i armëve bërthamore i Libisë ishte shumë më i avancuar se sa mendohej. Zyrtarë amerikanë thanë se Libia ishte afër zhvillimit të një armë bërthamore.

//ze//

XS
SM
MD
LG