Lidhje

Presidenti Bush u kërkoi amarikanëve që të ndihmojnë personat në nevojë në komunitetet e tyre dhe të bëjnë punë vullnetarë - 2003-12-20


Ndërkohë që amarikanët festojnë sezonin e festave, presidenti Bush u kërkoi atyre që të ndihmojnë personat që kanë nevojë në komunitetet e tyre dhe të bëjnë punë vullnetarë.

Presidenti e bëri këtë thirrje sot gjatë fjalimit të tij të përjavshëm në radio. Ai tha se puna vullnetare në Amerikë po shtohet dhe gjatë këtij viti mbi 63 milion njerëz kanë bërë punë vullnetare.

Presidenti Bush lavdëroi punën e organizatës USA Freedom Corps, të cilën e krijoi vitin e kaluar për të ndihmuar individë të ndryshëm që të bëjnë punë vullnetare në fusha që lidhen me talentet dhe interesat e tyre.

Zoti Bush tha se Shtetet e Bashkuara janë një vend i dhimbshur dhe bujar dhe me punën e tyre të mirë vullnetarët po bëjnë realitet frymën e sezonit të festave.

Dje, presidenti u dërgoi urime amerikanëve, që festojnë Krishtlindjet, Hanakah dhe Kuanzën.

Në mesazhin e tij, ai u kërkoi amerikanëve që të mos harrojnë trupat amerikane, që janë larg familjeve të tyre për të mbrojtur lirinë në këtë kohë shprese dhe gëzimi.

//ze//

XS
SM
MD
LG