Lidhje

Uashingtoni: baza të reja ushtarake amerikane në Afganistan - 2003-12-21


Komandanti i ri ushtarak amerikan në Afganistan, Gjeneral lejtnanti David Barno, thotë se Shtetet e Bashkuara do të vendosin baza në pjesën lindore dhe perëndimore të atij vendi në përpjekje për të përmirësuar gjendjen e sigurisë për punonjësit e agjencive të ndihmave. Gjenerali Barno i tha agejncisë së lajmeve Associated Press se ka mundësi që ato baza, të cilat përbëjnë një ndryshim të rëndësishëm në strategjinë dhe taktikat amerikane, të nxisin reagim të fortë nga ana e kryengritësve pas sulmeve në ato zona.

Ai shtoi se njësitë e reja të përbëra nga ushtarë e civilë që pi krijohen nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në gjithë vendin, do të ndihmojnë për shpërndarjen e ndihmës për rindërtim. Ai tha se një pjesë e mirë e ndihmës do të dërgohet në zonat e mbizotëruara nga pashtunët, grupi më i madh etnik i Afganistanit. Ish sunduesit talebanë sigurojnë mbështetjen më të madhe nga pashtunët.

Nndërkohë, ambasadori amerikan në Afganistan, Zalmej Khalizad, tha se presidenti afgan, Hamid Karzai, duket se po fiton mbështetjen për një stil të fortë ekzekutiv të qeverisjes. Ai thotë se rezultatet e fazave të para të votimit në asamblenë tradicionale, ose Loja Xhirga, lënë të kuptohet se shumica e delegatëve mbështet një sistem të fuqishëm presidencial.

Zoti Karzai thotë se shpreson që asambleja do të përfundojë punën për kushtetutën e re deri në fund të këtij muaji. Loja Xhriga debatoi për një javë rreth projektkushtetutëse, cila ka për synim të përgatisë terrenin për zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale në muajin qershor.//xh//

XS
SM
MD
LG