Lidhje

OKB-ja do të fillojë inspektimet në Libi - 2003-12-22


Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike tha se inspektimi i objekteve bërthamore të Libisë mund të fillojë javën tjetër. Mohamed ElBaradei tha se do të vizitojë Libinë javën e ardhshme me një ekip ekspertësh për të filluar vlerësimin e programit të armëve bërthamore të këtij vendi. Sot kryeministri i Libisë Shukri Mohamed Ghanin tha se vendi i tij është i gatshëm të nënshkruajë një protokoll që lejon kryerjen e inspektimeve pa paralajmërim të Kombeve të Bashkuara në objektet bërthamore libiane. Zhvillimet e fundit pasojnë njoftimin e Libisë të premten se ajo do të heqë dorë nga programi i saj i armëve bërthamore, kimike dhe biologjike.

//ad//

XS
SM
MD
LG