Lidhje

Serbi: filloi gjykimi i të akuzuarve për vrasjen e kryeministrit Gjingjic - 2003-12-22


Në Beograd filloi procesi gjyqsor ndaj 36 personave të akuzuar në lidhje me vrasjen e kryeministrit pro-perëndimor serb Zoran Gjingjiç. Zoti Gjingjiç u qëllua për vdekje nga një snaiper para selisë së qeverisë serbe në mars. Personi i akuzuar për vrasjen, Zvezdan Jovanoviç, është ndër 21 të dyshuarit në sallën e gjyqit, ndërkohë që 15 të akuzuar të tjerë nuk janë kapur ende dhe do të gjykohen në mungesë. Ndër personat e kërkuar janë ish-komandanti i forcave paraushtarake serbe Milorad Lukiç, për të cilin prokurorët thonë se ishte organizator i atentatit. Zyrtarët serbe thonë se vrasja e kryeministrit Gjingjiç ishte pjesë e një komploti të udhëheqësve të rrjeteve kriminale për të rrëzuar qeverinë pro-perëndimore të angazhuar për reforma.

//ad//

XS
SM
MD
LG