Lidhje

Procedura të reja për ata që vizitojnë Shtetet e Bashkuara - 2003-12-23


Shumë prej shtetasve të huaj që vijnë në Shtetet e Bashkuara së shpejti do t’u nënshtrohen procedurave të reja, si marrja e shenjave të gishtërinjve dhe fotografimi, në kuadër të përpjekjeve për të rritur sigurinë kufitare.

Departamenti i Sigurimit Kombëtar thotë se programi i ri do të futet në zbatim më 5 janar në të gjithë aeroportet ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara, si dhe në 14 porte të rëndësishme. Programi synon t’u japë mundësi punonjësve të Doganës Amerikane të kontrollojnë për vepra penale vizitorët që futen dhe largohen nga Shtetet e Bashkuara. Masat e reja të sigurimit nuk do të zbatohen për 28 vende, kryesisht evropiane, shtetasit e të cilave lejohen të vizitojnë Shtetet e Bashkuara pa vizë për një periudhë deri në 90 ditë.

//rd//

XS
SM
MD
LG