Lidhje

Qeveria italiane në mbrojtje të kompanisë Parmalat - 2003-12-23


Qeveria italiane ka ndërmarrë hapa për të mbrojtur nga falimentimi gjigandin e prodhimeve ushqimore, kompaninë italiane Parmalat, pasi ajo bëri të ditur se në llogaritë e saj mungonin pesë miliardë dollarë.

Kabineti votoi për të rishikuar procedurat për mbrojtjen e kreditorëve. Po ashtu kabineti vendosi t’i kërkojë Bashkimit Evropian të lehtësojë rregulloren për ndihma shtetërore për këtë industri.

Kryeministri italian Silvio Berluskoni ka thënë se do të bëjë ç’është e mundur për ta shpëtuar kompaninë, si dhe për të mbajtur në punë 36 mijë punonjësit e saj. Kompania Parmalat pranoi javën e kaluar se i mungonin afro 5 miliardë dollarë nga një llogari e saj në një bankë amerikane.

//rd//

XS
SM
MD
LG