Lidhje

Transplantimi i zemrës; shëndeti dhe e vërteta për pastën e dhëmbëve - 2003-12-23


Një studim i ri provon se sa më i shëndetshëm të jetë njeriu në moshë të re, aq më e qëndrueshme do të jetë gjendja e tij shëndetësore dhe më i pakët rreziku nga problemet e zemrës.

Për një muaj 16 vjeçari Alex Row u mbajt në spital me anë të një aparati që luan rolin e zemrës. Mjekët thonë se falë kësaj zemre artificiale, Aleks arriti të jetojë derisa t’i vinte radha për transplantimin e zemrës së sëmurë. Kirurgu Jack Copeland thotë se Aleks Rowe është personi më i ri në botë që mundi të jetojë me zemrë artificiale. Tetorin e kaluar, një formë e distrofisë muskulare dëmtoi muskujt e zemrës së Aleksit. Ai ishte në pritje për një transplantim, por gjendja e tij u keqësua dhe mjekët në qëndrën mjekësore në Tuson të Arizonës vendosën ta mbanin atë gjallë me zemër artificiale. Me aparate që luajnë rolin e zemrës tashmë janë pajisur edhe disa spitale të tjera në Shtetet e Bashkuara.

Nga studimet e shumta dihet se të sëmurët mendorë mund të trajtohen me sukses, thotë mjekja Mary Zdanovic e qëndrës kombëtare të shëndetit. Dhe kur këta të sëmurë marrin rregullisht ilaçe rreziku që ata të bëhen përsëri të dhunshëm pakësohet dukshëm. Doktor Fuller Torrey e ekzaminoi John Hinklin me kërkesën e familjes së tij. Skicofrenia nuk rezulton në dhunë, nëse i sëmuri trajtohet si duhet, thotë ai. Ekspertët nuk thonë se një person me sëmundje nervore është normal por ata shtojnë se simtomat e sëmundjes mund të trajtohen me sukses nëpërmjet ilaçeve. Megjithatë, ilaçet nuk japin rezultat tek të gjithë pacientët. Për shembull, Ilaçet nuk kanë qënë me efekt as për Ted Kazinskin, i njohur si unabomber dhe as për Russell Weston i cili qëlloi me armë policët në ndërtesën e kongresit më 1988. Doktor Torrey thotë se Hinklly arriti të gënjëjë me sukses mjekët duke i fsheur simptomat e sëmundjes. Por në se Hinkley vazhdon të marrë rregullisht ilaçet, ai nuk është më i rrezikshëm për shoqërinë sesa çdo person tjetër normal. Po të më pyesin mua personalisht nëse John Hinklly duhet të lirohet, thotë doktor Torrey, përgjigja ime është absolutisht po, përderisa të garantohet se ai do t’i marrë ilaçet rregullisht. Por kritikët thonë se nuk ka siguri absolute që Hinkley do të sillet si njeri normal. Asgjë nuk është 100 përqind e sigurt.

25-vjeçari Todd Farrel bën fiskulturë pothuajse çdo ditë. Atij i pëlqen aktiviteti fizik dhe forma e mirë fizike. Një tjetër arsye që e nxit të merret me ushtrime fizike është historia e familjes: "Im atë ka shumë probleme me tensionin e lartë të gjakut. Rreziku më i madh gjenetik më vjen nga ana e babait, sidomos nga gjyshja e cila kishte nivel shumë të lartë kolesterine. Gjyshi nga babai vuante nga diabeti. Kemi raste të shumta problemesh shëndetësore në familje si rrjedhojë e mbipeshës".

Një studim i ri i botuar në numrin e fundit të Revistës së Shoqatës Mjeksore Amerikane analizoi gjendjen shëndetësore të 4 mijë e 500 të rinjve nga mosha 18-30 vjeç për 15 vjet radhazi. Gjenda shëndetësore u përcaktua nga përgjigja e sistemit kardiologjik dhe atij të frymarrjes gjatë përdorimit të një aparature për stërvitje: "Një ndër përfundimet kryesore të studimit ishte se të rinjtë që nuk gëzonin shëndet të mirë, me kalimin e kohës ndesheshin me një rrezik më të madh për tu prekur nga sëmundja e zemrës. Ata që bënin një nivel të ulët ushtrimesh fizike kishin 3-6 herë më shumë gjasa të vuanin nga tensioni i lartë, diabeti dhe probleme të metabolizmit se sa pjesëmarrësit që bënin ushtrime rregullisht. Ndërsa ata që bënin fare pak stërvitje fizike kishin 40 për qind më shumë shanse për nivele të larta kolesterine".

Dr. Carnethon është autore e studimit mbi rrezikun e problemeve koronare tek të rinjtë. Ajo thotë se pjesëmarrësit që përmirësuan gjendjen fizike gjatë studimit, ulën njëkohësisht rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Pra mesazhi është i qartë: Nuk është kurrë vonë të vish në formë të mirë fizike. Ata që filluan fiskulturën dhe që ruajtën gjendjen e mirë fizike kishin rrezik më të vogël për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare në moshë të mesme. Mjekja thotë se kjo thekson atë që studiuesit kanë besuar prej kohësh. Por ky është studimi i parë që mat në mënyrë objektive efektet afat-gjata të gjendjes së mirë fizike tek të rinjtë.

Pasta e dhëmbëve shërben thjesht për të ndihmuar, çdo gjë varet nga personi, thotë doktor Patric Kohen. Madje për të parandaluar grryerjen e dhëmbëve ju nuk keni nevojë për pastë dhëmbësh, pasi është lëvizja e furçës që bën punën, thotë ai.

Doktor Kohen rekomandon furça të buta dhe lëvizjen e saj në mënyrë rrethore për dhëmbët e sipërm dhe lëvizje rrethore lart e poshtë për dhëmbët e poshtëme. Procesi duhet të zgjasë dy minuta dhe dhëmbët të lahen dy herë në ditë.

Pasta me fluor forcon dhëmbët në zhvillim, por shpesh ajo shkon dëm me shplarjen e e gojës. Doktor Kohen thotë se pas larjes së dhëmbëve me këtë lloj paste, goja duhet të shplahet pas 30 minutash në mënyrë që pasta të bëjë efektin e saj.

//rd//

XS
SM
MD
LG