Lidhje

Valë e re sulmesh në Bagdat - 2003-12-24


Një valë sulmesh tronditën Bagdadin dhe Irakun verior sot në prag të Krishtlindjeve, duke shkaktuar vdekjen e tre amerikanëve dhe të paktën katër irakianëve.

Zyrtarët e ushtrisë amerikane thonë se tre ushtarë amerikanë u vranë në Samarra, në Veri të Bagdadit, kur automjeti me të cilin ata po udhëtonin kaloi mbi një paisje eksplozive në rrugë.

Në një incident tjetër, një shpërthim tronditi një hotel që frekuentohet nga shumë perëndimorë në kryeqytetin irakian. Sipas njoftimeve paraprake, shpërthimi u shkaktua ndoshta nga hedhja e një granate që nuk arriti ta godasë hotelin. Nuk ka njoftime për viktima, ose dëmtime. Ndërkohë në qytetin verior të Irbilit, një makinë bombë shkaktoi vdekjen e dy rojave të policisë, dy kalimtarëve dhe autorin e shpërthimit.

//rd//

XS
SM
MD
LG