Lidhje

12 vende ndalojnë importimin e mishit amerikan të gjedhit pas rastit të parë të sëmundjes së tërbimit të lopës - 2003-12-24


Të paktën 12 vende ndaluan importimin e mishit të gjedhit nga Shtetet e Bashkuara pas zbulimit të një rasti të sëmundjes së tërbimit të lopës në një fermë prodhimesh bulmeti në shtetin e Uashingtonit.

Mes këtyre vendeve janë tre importuesit më të mëdhenjë të mishit të gjedhit nga Shtetet e Bashkuara, Meksika, Japonia dhe Koreja e Jugut.

Rasti i sëmundjes së tërbimit të lopës ka tronditur industrinë amerikane të mishit të gjedhit prej 175 miliardë dollarësh. Kufizimet e importit nga këto vende kanë prekur të 60 përqind të eksportit amerikan të mishit të gjedhit dhe kanë çuar në rënien e çmimieve të aksioneve të firmave të lidhura me prodhimet e gjedhit amerikan.

Mes këtyre kompanive janë zinxhiri i restoranteve ”McDonald’s” e ”Windy’s”, si edhe firma ”Tyson”, një nga përpunueset më të mëdha të mishit në botë. //az//

XS
SM
MD
LG