Lidhje

Lopa e çmendur shkakton ul çmimin e mishit - 2003-12-25


Autoritetet amerikane po bëjnë përpjekjet maksimale për të kufizuar rrezikun e sëmundjes së lopës së çmendur, pas zbulimit të rastit të parë të kësaj sëmundjeje në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët federalë kanë tërhequr nga tregu 4,700 kilogramë mish që kishin kaluar në një thertore në shtetin e Washingtonit, ashtu si edhe lopa e infektuar.

Megjithë garancitë e vazhdueshme se rezervat e mishit të gjedhit të vendit nuk janë në rrezik, çmimi i këtij mishi ka rënë në tregjet amerikane dhe rreth dy të tretat e eksportit të gjedhit janë ndërprerë, për shkak të masave ndaluese të marra nga vendet e huaja. Kina e pezulloi importin e mishit të gjedhit sot, ashtu si edhe 14 vende të tjera.

//rd//

XS
SM
MD
LG