Lidhje

Identifikohen dy autorët e sulmit vetvrasës në Pakistan - 2003-12-25


Zyrtarët pakistanezë thonë se kanë identifikuar dy autorët e sulmit vetvrasës të përfshirë në përpjekjet e djeshme për të vrarë presidentin e Pakistanit, Pervez Musharraf.

Ministri i brendshëm u citua të ketë thënë se, me sa duket, njëri prej personave ishte i huaj. Por ai nuk pranoi t’i identifikonte publikisht personat, duke thënë se nxjerrja e hollësive të tjera do të vinte në rrezik procesin e hetimeve. Kjo është përpjekja e dytë për të vrarë presidentin pakistanez në 11 ditët e fundit.

Gjenerali Musharraf ka kundërshtarë të shumtë, përfshirë anëtarë të al-Kaidës, ekstremistë vendas si dhe islamistë në ushtri. Zyrtarët thonë se kanë ndaluar një numër personash për t’i marrë në pyetje.

//rd//

XS
SM
MD
LG