Lidhje

Bagdad: shpërthime dhe zjarr armësh automatike - 2003-12-25


Disa shpërthime të fuqishme dhe zjarri i armëve automatike tronditën qendrën e Bagdadit të enjtën në mëngjes.

Sirenat u dëgjuan edhe në të ashtuquajturën Zona e Gjelbërt, ku ndodhet selia e autoritetit të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarë ushtarakë amerikanë ende nuk kanë bërë ndonjë koment rreth shpërthimeve apo zjarrit të armëve.

Më parë, dëshmitarë okularë thanë se avionë amerikanë kishin bombarduar për të dytën natë me radhë objekte të dyshuara si strofka gueriljesh në Bagdad pas një valë sulmesh të kryera Natën e Krishtlindjes, që shkaktuan vdekjen e 3 ushtarëve amerikanë dhe, të paktën, 5 irakianëve.

Sipas dëshmitarëve, zjarri i artilerisë dhe shpërthime të tjera mund të dëgjoheshin në zona të kryeqytetit, ndërkohë që forcat amerikane detyronin guerilasit të dilnin nga strofkat e tyre. Këto sulme pasuan sulme të ngjashme që u ndërmorën të mërkurën në mëngjes si pjesë e një operacioni të forcave amerikane të koduar ”Dora e Hekurt”. Po të mërkurën, një shpërthim tronditi hotelin Sheraton të Bagdadit, ku qendrojnë shumë perëndimorë, por nuk pati njoftime për viktima. Zyrtarë ushtarakë amerikanë thanë se mendojnë që ndërtesa ishte goditur nga një predhë mortaje. //az//

XS
SM
MD
LG