Lidhje

Aksident në një fushë me gaz natyror në Kinën jugperëndimore - 2003-12-25


Zyrtarët kinezë thonë se nga një aksident në një fushë gazi natyror në Kinën jugperëndimore gjetën vdekjen të paktën 191 vetë.

Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua thotë se qindra të tjerë u dëmtuan nga shpërthimi dhe çlirimi i gazrave toksike në fushën gazmbajtëse të Chuandongbei-t. Autoritetet nuk kanë thënë se cili mund të ketë qenë shkaku i shpërthimit të djeshëm.

Zyrtarët thonë se një pus gazi shpërtheu papritur duke çliruar gaz natyror me përqendrim të lartë dhe gazra të tjera në një lartësi deri në 30 metra. Autoritetet evakuuan personat që banonin deri në pesë kilometra përreth pusit.

XS
SM
MD
LG