Lidhje

Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen - 2003-12-25


Në Shqipëri mijëra besimtarë të katolikë dhe ortodoksë festuan të mërkurën në mesnatë Krishtlindjen. Udhëheqës fetarë thanë mesha në të gjithë vendin duke shfrytëzuar rastin për të dënuar në predikimet e tyre ”përgjegjësit e varfërisë”.

Në Kosovë, ndërkaq, kremtimet e Krishtilindjes po përshkohen nga thirrjet për paqe, shpresë e ardhmëri më të mirë për të gjithë banorët e saj.

Mesha kryesore u mbajt të mërkurën në mbrëmje në kishën katolike të Prishtinës. Edhe kjo kremte u shfrytëzua për të bërë thirrje për ruajtjen e tolerancës fetare, karakteristike për marrëdhëniet ndërmjet besimeve të ndryshme në Kosovë.

Një atmosferë e tillë mbizotëroi edhe tek katolikët shqiptarë në Mal të Zi.

Në Shkup, mesha e Krishtlindjes u drejtua nga Ipeshkvi Joakim Herbut, i cili uroi që festa të përshkohet ”nga lavdia për Zotin dhe mirëkuptimi në shtëpitë e zemrat e besimtarëve”. //az//

XS
SM
MD
LG