Lidhje

Viktima të tjera në Tel Aviv dhe në Rripin e Gazës - 2003-12-26


Një palestinez vrau veten dhe 4 persona të tjerë pranë Tel Avivit, kurse në një sulm izraelit me helikopterë në Rripin e Gazës humbën jetën tre ekstremistë myslimanë dhe dy të tjerë.

Policia izraelite thotë se shpërthimi vetëvrasës i së enjtes që ndodhi në një stacion autobuzi në rrugën automobilistike Geha, shkaktoi edhe plagosjen e 16 personave. Grupi ekstremist Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin, pas të cilit ushtria izraelite mbylli plotësisht Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.

Shpërthimi ndodhi pak minuta pasi helikopterë izraelitë qëlluan me raketa një makinë që po udhëtonte në Gaza duke vrarë 5 veta dhe plagosur disa të tjerë. Ministri izraelit i mbrojtjes, Shaul Mofaz, tha se në sulmin me helikopterë u vra komandanti ushtarak i grupit ekstremist Xhihadi Islamik, i cili po planifikonte atë që ai e cilësoi si sulm masiv në afërsi të Rripit të Gazës.

Incidentet e djeshme të dhunës ndodhën vetëm një ditë pas një operacioni ushtarak izraelit në kampin Rafah të refugjatëve në Rripin e Gazës, që la 9 palestinezë të vdekur dhe 30 të tjerë të plagosur.

Kryeministri palestinez, Ahmed Kureia, dënoi atë që ai e cilësoi si ”cikël dhune izraelito-palestineze”. //az//

XS
SM
MD
LG