Lidhje

4 amerikanë humbasin jetën në Irak - 2003-12-26


Zyrtarët ushtarakë amerikanë në Irak thonë se katër ushtarë amerikanë janë vrarë në 24 orët e fundit në një rajon në veri të Bagdatit.

Të gjithë incidentet ndodhën në rajonin e Bakubës, qytet që ndodhet 60 kilometra nga kryeqyteti irakian dhe një front i rëndësishëm i veprimeve të guetiljeve kundër trupave të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët thonë se një ushtar u vra dhe një tjetër u plagos sot nga një bombë që shpërtheu në anë të rrugës dhe goditi autokolonën e tyre. Një tjetër ushtar u vra kur po përpiqej të çaktivizonte një bombë të ngjashme. Dy amerikanë të tjerë mbetën të vdekur dhe katër u plagosën mbrëmë në një sulm me mortajë në një bazë të ushtrisë në Bakuba.

//rd//

XS
SM
MD
LG