Lidhje

Figurat e shquara që humbën jetën në vitin 2003 - 2003-12-26


Gjatë 2003shit, kinematografia humbi aktorë që na kanë dëfryer dhe kanë influencuar në mënyrën se si e shohim ne botën. Kineastë të rëndësishëm si regjisori japonez Kinji Fukasaku i cili krijoi më shumë se 60 filma, shpesh të pëlqyer dhe disa herë të debatueshëm.

Kineastja gjermane Leni Riefenstahl, dokumentaret e të cilës rreth nazismit i dhanë asaj reputacionin e një gjeniu dhe të propagandistes kundër Adolph Hitlerit.

Këtë vit humbëm aktorë të kalibrit monumental. Katharine Hepburn e njohur për bukurinë dhe shpirtin feminist, fitoi katër çmime të Akademisë në karrierën e saj 60 vjeçare.

Gregory Peck, me portretizimin e roleve si ai i avokatit idealist në Atticus Finch in to Kill a Mockingbird që i dhanë çmimin Oscar, cilësohet si një nga heronjtë më të mëdhenj të filmit në të gjithë kohërat.

Charles Bronson ishte aktor amerikan që u bë i njohur botërisht në fund të viteve 60. Ai më pas pati sukses të jashtëzakonshëm në filmin Death Wish

Një nga figurat më të dashura dhe më të suksesshme në historinë e humorit ishte Bob Hope. Ai luajni në Broadway, filma dhe televizion. Në Shtetet e Bashkuara Bob Hope konsiderohet ende një thesar kombëtar.

Mësuesi Fred Rogers drejtoi për 30 vjet në televizion shfaqjen për fëmijë Mr. Rogers. Ai edukoi breza të tërë për tu bërë fqinjë dhe njerëz të mirë. Gazetari David Brinkley, i cili në karrierën 50 vjeçare ndihmoi në krijimin e televizionit si një medium i fuqishëm lajmesh dhe opinionesh. Ai fitoi 10 çmime Emi dhe medalien presidenciale të lirisë, nderi më i lartë civil në Shtetet e Bashkuara.

Në 2003 u ndanë prej nesh figura të shquara politike si Strom Thurmond që shërbeu në senatin amerikan për 48 vjetë deri në moshën 100 vjeçare. Senatori Thurmond e filloi karrierën e tij si një luftëtar kundër të drejtave të zezakëve por më pas i ndryshoi pikëpamjet e tij mbi diskriminimin racial.

Këtë vit vdiq shkencëtari që ndryshoi botën në mënyrë kolosale, për të mirë dhe për të keq. Emri i tij...Edward Teller... i ashtuquajturi babai i bombës atomike. Edward Teller krijoi idenë e Iniciativës për mbrojtjen strategjike, që hodhi bazat në sistemin e mbrojtjes nga raketat.

Dhe nga muzika, saksofonisti dhe kompozitori Benny Carter i cili luajti me të mëdhenjtë e jazzit si Benny Goodman, COunt Basie, Duke Ellington dhe Dizzzy Gillespie.

Barry White i dalluar për zërin e tij sensual dhe melodioz.

Celia Crus e filloi karrierën e saj në klubet e Havanës për tu bërë më pas mbretëresha e muzikës Salsa. Ajo regjistroi 70 albume.

Johnny Cash Ai ishte legjendari i muzikës country që ndihmoi në krijimin e muzikës rock& roll së bashku me Elvis Preslyn.

Kaq figura të shquara u larguan prej nesh në 2003shin.

//rd//

XS
SM
MD
LG