Lidhje

Një numër në rritje i terroristëve të al-Qaidës dhe miqve të tyre janë tashmë në burg - 2003-12-27


Një numër në rritje i terroristëve të al-Qaidës dhe miqve të tyre janë tashmë në burg, si rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit.

Policia turke arrestoi udhëheqësin e një baze përgjegjëse për sulmet me bomba në dy sinagoga, në konsullatën britanike dhe një bankë britanike në Stambol. Adnan Ersoz sipas njoftimeve është stërvitur në Afganistan nga al-Qaida në vitin 1997 dhe është takuar me Osama bin Ladenin në vitin 2001. Ai shërbeu si ndërmjetës mes udhëheqësve të al-Qaidës dhe bazës terroriste në Turqi. Ai është njëri nga më shumë se 30 të dyshuarit që u ndaluan nga policia turke në lidhje me sulmet e nëntorit.

Autoritetet siriane arrestuan të paktën gjashtë korrierë të al-Kaidës që po transportonin mbi 23 milionë dollarë. Më parë Siria u dorëzoi autoriteteve turke 22 të dyshuar në sulmet e nëntorit në Stamboll.

Autoritetet e Singaporit deklaruan arrestimin e dy anëtarëve të Ghurabës, dega e Pakistanit e grupit terrorist Jemaah Islamiyah, edhe ky i lidhur me al-Kaidën. Të dyshuarit Muhammad Arif bin Naharudin dhe Muhammad Amin Bin Mohammed ishin stërvitur për armë dhe eksplozivë. Qeveria e Singaporit tha se Arif kishte shkuar në një kamp të Kashmirit që drejtohej nga grupi terrorist Lashkar e-Tayyiba, ndërsa Amini në një kamp të al-Kaidës.

Autoritetet malajziane po mbajnë pesë të dyshuar terroristë të dëbuar nga Pakistani. Edhe ata ishin stërvitur nga al-Kaida dhe thuhet se u takuan me bin Ladenin në fund të vitit 2001.

Presidenti George Bush thotë se terroristët përgjegjës për sulmet në Turqi, Indonezi, Irak, Arabinë Saudite, Izrael, Indi dhe në vende të tjera përbëjnë kërcënim për këdo.

“Ata janë pjesë e një fushatë globale nga rrjetet terroriste për të frikësuar dhe demoralizuar të gjithë ata që i kundërshtojnë. Këta terroristë vënë në shënjestër të pafajshmit dhe vrasin me mijëra vetë. Dhe nëse shtien në dorë armët që ata kërkojnë, ata do të vrisnin miliona dhe prapë nuk do të ishin të kënaqur”, tha Presidenti.

Ne do t’i përballojmë këto kërcënime me sy hapur”, tha Presidenti Bush dhe “do t’i mposhtim ata”.

//ze//

XS
SM
MD
LG