Lidhje

Serbët shkojnë në kutitë e votimit për të zgjedhur mes partive nacionaliste dhe pro-demokratike - 2003-12-27


Të dielën në Serbi do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshem parlamentare të cilat konsiderohet si vendimtare për të ardhmen e vendit, sepse votuesit do të zgjedhin midis vazhdimit të reformave dhe integrimeve evropiane dhe të kaluarës së errët.

Zgjedhjet do të mbahen edhe në zonat e banuara me serbë në Kosovë, kurse shqiptarët e Luginës së Preshevës edhe këto zgjedhje do t’i bojkotojnë.

Këto janë zgjedhjet e dyta parlamentare në Serbi pas përmbysjes së regjimit të Sllobodan Millosheviqit në tetor të vitit 2000.

Në zgjedhje marrin pjesë rreth 70 parti e koalicione dhe me 4.245 kandidatë për 250 vende në Parlamentin e republikës, kurse të drejtën e votës e kanë mbi 6 milion e 5000 mijë qytetarë të cilët do të mund të votojnë në 8.589 vendvotime.

Zgjedhjet për parlamentin e Serbisë do të mbahen edhe në Kosovë, ku janë regjistruar mbi 90 mijë votues dhe janë caktuar mbi 200 vendvotime. Vendvotimet hapen në orën 7 të mengjesit dhe mbyllen në ora 20.00, kurse rezultatet e para jozyrtare për pjesëmarrjen në votime dhe përqindjen e votave të listave zgjedhore do t’i kumtojë Qendra për Zgjedhje të Lira e Demokraci – CESID, por edhe Komisioni Republikan i Zgjedhjeve dhe shtabet zgjedhore të partiev politike.

Rezultati përfundimtar zyrtar do të shpallët 96 orë pas mbylljes së qendrave të votimeve nga Komisioni zgjedhor. Përveç shumë vëzhguesve nga organizatat joqeveritare të vendit, zgjedhjet do t’i vëzhgojnë edhe afro 300 përfaqësues nga OSBE-ja dhe Këshilli i Evropës dhe të ambasadave të huaja në Beograd.

Për të hyrë në parlament nevoijtet që partia apo koalicioni të marrë 5 përqind të votave, gjë që më shumë dëm u ka sjellë partive të pakicave kombëtare në Serbi përfshirë edhe subjektet politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Drejtuesit e tyre politik kanë ripërsëritur se nuk do t’i ftojnë bashkëkombasit për të dalë edhe në këto zgjedhje për shkak të mosndryshimit të ligjit elektoral, por edhe për pakënaqësive ndaj koalicionit DOS për faktin që po punon sipas ligjeve të Millosheviçit.

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe prefekt i Preshevës, Riza Halimi ka thënë se "DOS gjatë tri vjetëve të pushtetit nuk ka treguar gadishmëri për ta ndryshuar ligjin zgjedhor në mënyrë që të sigurohet përfaqësimi adekuat i bashkësive etnike në Kuvendin e Serbisë.

Kryetari i Lëvizjes për Progres Demokratik, Jonuz Musliu ka deklaruar për mediat serbe se shteti i Serbisë edhe më tutje po punon sipas ligjeve të Millosheviçit dhe dalja në zgjedhjet parlamentare do t’u jepte legjitimitet ligjeve diskuriminuese në fuqi, të cilët zbatohen veçanërsiht ndaj bashkësive etnike.

I po këtij mendimi është edhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa i cili i ka thënë se partia e tij i ka ftuar simpatizantët e vetë që t’i bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi. Në komunat Bujanoc, Preshevë e Medvegjë janë të regjistruar rreth 80 mijë votues.

Shqiptarët nga këto tri komuna që nga futja e shumëpartizmit në Serbi, në dy mandate kanë qenë të përfaqësuar në Parlamentin republikan në fillim të viteve nëntëdhjetë, kurse të gjitha zgjedhjet e mëvonshme i kanë bojkotuar.//kk//

XS
SM
MD
LG