Lidhje

2003 nuk shënoi ndryshime në krizën mbi programet e armatimit bërthamor të Koresë së Veriut - 2003-12-28


Në vitin 2003, vendet e oqeanit paqësor arritën që të bindin Korenë e Veriut të takohet dy herë për të negociuar por në të dy herët dështuan që të bindin këtë vend për të braktisur programet e veta bërthamore. Kina u bë një faktor i rëndësishëm diplomatik kur solli diplomatët e Koresë së Veriut dhe ata të Shteteve të Bshkuara në një takim të përbashkët në prill të këtij viti. Dhe pastaj me insitstimin e Uashingtonit për të përfshirë edhe forcat rajonale në këtë takim, Kina prapë ishte mikëpritëse e një takimi në gusht të po këtij viti, ku morrën pjesë edhe Rusia, Japonia dhe Korea e Jugut. Në vitin 2003, Korea e Veriut filloi tërheqjen nga Traktati për Mospërhapje Bërthamore. Scot Snyder, përfaqsues i Fondacionit Aziatik në Seul i sheh kështu zhvillimet me Korenë e Veriut në vitin 2003.

”Ne po i afrohemi përvjetorit të ngjarjeve pothuajse shumë të shpejta të hapave eskaluese të ndërmarrë nga Korea e Veriut në janar me largimin nga Traktati për Mospërhapje Bërthamore dhe dëbimin e inspektorëve të Agjensisë së Energjisë Atomike të cilët kishin qenë në atë vend deri në atë moment. Në fakt si rezultat të kësaj, njohuritë tona mbi programet bërthamore të Koresë së Veriut janë në një nivel shumë më të ulët se ndonjëherë më parë. thotë zoti Snyder.”

Disa muaj më vonë, Pheniani deklaroi se kishte përfunduar procesimin e mijëra shufrave të plutoniumit nga një reaktor për të cilin kishte premtuar se do ta mbante të mbyllur. Dhe atëherë, për herë të parë deklaroi se kishte armë bërthamore dhe se ishte e gatshme t’i përdorte për të ruajtur sovranitetin e vet. Kërkesat e Koresë së Veriut kanë qenë konsistente në vitin 2003.

Si kompenzim për ndërprerjen e programit të vet bërthamor, ky vend kërkonte ndihmë me rezerva të naftës, ndihmë ekonomike dhe një pakt mossulmi me Shtetet e Bashkuara. Asnjëra nga pesë palët negociuese me Korenë e Veriut nuk do të pranojë armë bërthamore në ishullin korean. Ata kanë ofruar një garanci multilaterale se Korea e Veriut nuk do të sulmohet. Shtetet e Bashkuara kanë insistuar vazhdimisht se Korea e Veriut duhet të braktiste programet e veta bërthamore. Në fjalimin e tij drejtuar vendit në janar, presidenti Bush e akuzoi Korenë e Veriut për mashtrim.

”Gjatë viteve 90, Shtetet e Bashkuara besonin në një marrëveshje të negociuar për të penguar Korenë e Veriut të arrinte deri te armët bërthamore. Por tani e dimë se ky rexhim gjatë gjithë kohës po mashtronte botën dhe po prodhonte armë të tilla. Dhe sot, Korea e Veriut po shfrytëzon programet e veta bërthamore për të përhapur frikë dhe për të kërkuar koncesione. Por tha presidenti Bush, Shtetet e Bashkuara dhe bota nuk do të pranojnë shantazhe të tilla.”

Tani për tani, asnjëra anë nuk po lëviz nga pozitat e veta. Michael Breen, ekspert në çështjet ndërkoreane mendos se Korea e Veriut duhet të lëshojë pe e para.

”Këtu në ishullin korean ne jetojmë në luftën e ftohtë. Uashingtoni po jeton në luftën kundër terrorizmit kështu pra lufta kundër terrorizmit ka ardhur të lufta e ftohtë. Kjo ka ndryshuar gjërat në këtë ishull. Tani ka më pak mirëkuptim për mendjelehtësitë e Koresë së Veriut. Unë mendoj se Koreano Veriorët, të cilët janë mësuar ti tërheqin të tjerët për hundësh me kërcënimet e tyre, këtë herë do të hasin në një administratë në Uashington e cila nuk është e gatshme të luaj një lojë të tillë.”

Pheniani përmes media shtetërore, ka tentuar ta ballafaqojë qëndrimin e prerë të Uashingtonit me një retorikë të ashpër se do ta kthejë ishullin Korean në një det zjarri. Zoti Breen thotë se retorika e tillë e Koresë së Veriut është për qëllim të forcimit të pozitës së tyre të negociuese.

”Ajo që kemi parë është se Koreanoveriorët kanë luajtur lojën e tyre për të arritur pozitën më të mirë negoziuese. Dihet qartë se në një moment të caktuar ata do të duhet të braktisin armët e tyre bërthamore dhe për këtë moment ata dëshirojnë të jenë në pozitën më të mirë negociuese që do të mund të arrijnë.”

Një takim i dytë i gjashtë vendeve nuk ka arritur të zhvillohet në dhjetor për shkak të propozimet dhe kundërpropozimet që ishin bërë, ishin refuzuar nga palët. Kina përsëri ka marrë përsipër që të thyej akullin në këto bisedime dhe të organizojë një takim tjetër në vitin 2004. Lidhur me këtë, ministria e jashtme kineze deklaroi me 18 dhjetor se kishte emëruar diplomatin Ning Fukui si të deleguar të posaqëm për krizën bërthamore të Koresë së Veriut.

//ze//

XS
SM
MD
LG