Lidhje

Shtetet e Bashkuara u ofrojnë ndihmë viktimave të tërmetit në Iran - 2003-12-28


Oferta e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Iran ka nxitur një shkëmbim të rrallë të drejtë për drejtë midis diplomatëve të të dy vendeve.

Nën-sekretari amerikan i Shtetit, Richard Armitage, foli në telefon dje me të dërguarin e Iranit në Kombet e Bashkuara, Javad Zarif, për të disktuaur mbi mënyrat se si Washingtoni mund të ndihmojë.

Një zëdhënës i departamentit të shtetit tha se gjendja e rëndë në Iran u bë shkak për kontaktin dhe se ky kontakt nuk tregon ndonjë ndryshim në politikën amerikane ndaj qeverisë së Teheranit.

Irani është në listën e vendeve që departamenti amerikan i shtetit i konsideron si mbështetës të terrorzimit. Vitin e kaluar, presidenti Bush e cilësoi Iranin si pjesë të asaj që ai e quajti Boshti i së Keqes.

Zyrtarë amerikanë kanë thënë se Irani mund të jetë duke u përpjekur të zotërojë dhe zhvillojë armë të shkatërrimit në masë, akuzë që Irani e mohon.

Washingtoni nuk ka pasur marrëdhënie diplomatike zyrtare me Teheranin që prej vitit 1979, kur ekstremistë iranianë vërshuan në ambasadën amerikane në Teheran dhe morën pengje gjatë revolucionit islamik që solli në pushtet Ajatollah Komeinin.

//ze//

XS
SM
MD
LG