Lidhje

Serbi: Ultranacionalistët fitojnë zgjedhjet parlamentare - 2003-12-29


Ultranacionalistët në Serbi fituan në zgjedhjet parlamentare të së djelës, por jo shumicën e duhur për të formuar një qeveri koalicioni.

Qendra e Pavarur për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci parashikon që Partia Radikale Serbe të ketë siguruar 82 nga 250 vendet e parlamentit. Së bashku me Partinë Socialiste të ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç, nacionalistët mund të kenë rreth 100 vende në parlament. Por sipas kësaj qendre, tre partitë reformiste, pro-demokratike, pritet të sigurojnë së bashku 42 përqind votave, një numër i mjaftueshëm për të bllokuar çdo mundësi që nacionalistët të marin kontrollin e parlamentit.

Rezultatet zyrtare pritet të dalin pas disa ditësh.

//rd//

XS
SM
MD
LG