Lidhje

Personi më i admiruar i Amerikës për vitin 2003 - 2003-12-30


Një anketë vjetore arriti në përfundimin se presidenti Bush dhe ish-Zonja e Parë Hillary Rodham Clinton janë burri dhe gruaja më e admiruar në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti republikan mori 29 për qind të votave të afro 1 mijë të anketuarve nga rrjeti televiziv CNN, gazeta USA Today dhe organizata e anketimeve Gallup. Sekretari amerikan i Shtetit Colin Powell dhe Papa Gjon Pali i Dytë ishin të preferuarit e 4 për qind të të anketuarve, ndërsa 2 për qind e tyre zgjodhën ish presidentin jug-afrikan Nelson Mandela.

Senatorja Klinton mori 16 për qind të votave të të anketuarve. Ajo ka kryesuar anketën për gruan më të admiruar të vitit shtatë herë që nga viti 1995. Shtatë për qind votuan për prezantuesen televizive Oprah Winfrey ose Zonjën e Parë Laura Bush dhe 6 për qind votuan për Këshilltaren e Sigurimit Kombëtar Condoleeza Rice.

Të anketuarit duhet t’i përgjigjeshin një pyetjeje që u jepte mundësi të votonin për këdo që u vinte në mendje si personi më i admiruar i vitit.

//ad//

XS
SM
MD
LG