Lidhje

Iran: të paktën 28 mijë të vdekur nga termeti - 2003-12-30


Agjencitë e ndihmave në Iran thonë se po i përqendrojnë tani përpjekjet tek njerëzit e mbetur pa strehë nga tërmeti i rëndë që goditi të premten qytetin Bam, se sa tek kërkimi i viktimave.

Zyrtarët iranianë thonë se dhjetra mijë njerëz vazhdojnë të flenë jashtë, pasi tërmeti shkatërroi rreth 80 përqind të shtëpive.

Mjetet shtetërore iraniane të informimit njoftoi se punëtorët kanë varrosur deri tani rreth 28 mijë viktima në këtë qytet historik. Por zyrtarë iranianë thonë se numri përfundimtar i viktimave mund te arrije deri në 50 mijë.

Ndërkohë drejt Iranit po dërgohet ndihma nga agjencitë e Kombeve të Bashkuara dhe nga shume vende, perfshirë Shtetet e Bashkuara, të cilat nuk kanë marrëdhenie diplomatike me Teheranin prej më shumë se 2 dekadash.

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar më shumë se 80 ekspertë në Iran dhe kanë premtuar rreth 70 ton pajisje ndihmash. Vendet anëtarë të Këshillit të Bashkepunimit të Gjirit kanë rënë dakord të dergojnë në Iran ndihma me vlerë prej 400 milion dollarë.

Presidenti iranian Mohamad Katami mirëpriti ndihmat amerikane, por tha se ato nuk do të ndryshojnë marrëdhëniet midis dy vendeve. Zoti Katami tha se Shtetet e Bashkuara duhet të ndryshojnë politikën e tyre ndaj Iranit para se të mund të rifillojë dialogu.

//ze//

XS
SM
MD
LG