Lidhje

Izraeli thotë se do të dyfishojë popullatën në Lartësitë Golan - 2003-12-31


Një zyrtar i lartë izraelit thotë se qeveria ka në plan ta dyfishojë numrin e hebrenjve në vendbanimet e Lartësive Golan - pllaja strategjike që Izraeli i mori Sirisë në vitin 1967 dhe që më pas e aneksoi.

Ministri i Bujqësisë, Yisrael Katz i tha radios izraelite se kabineti i djathtë ka rënë dakord ta shtojë popullatën e vendbanimeve gjatë tre viteve të ardhshëm për të forcuar kontrollin izraelit mbi Golanin përpara se të hapet ndonjë proces bisedimesh për paqe me Sirinë.

Siria e dënoi planin dhe tha se Izraeli nuk do të fitojë ndonjë gjë nga ky hap që po ndërmerr. Damasku kërkon një tërheqje të plotë të Izraelit nga Lartësitë Golan në shkëmbim të paqes.

Edhe Siria i ka bërë thirrje Uashingtonit të ndihmojë për rigjallërimin e bisedimeve me Izraelin, të cilat dështuan rreth katër vjet më parë.//ii

XS
SM
MD
LG