Lidhje

Riad: Një nga ekstremistët e dyshuar u dorëzohet autoriteteve - 2003-12-31


Ministria e Brendëshme e Arabisë Saudite thotë se një nga personat më të kërkuar që dyshohet për terrorizëm iu dorëzua dje autoriteteve.

Në një deklaratë të qeverisë të publikuar në mjetet shtetërore saudite të informimit thuhet se personi në fjalë ishte në listën e 26 ekstremistëve islamikë që mendohet se kanë lidhje me rrjetin terrorist të al-Qaidës.

Ndërkohë, diplomatë perëndimorë në Arabinë Saudite thanë se ekstremistë islamikë të lidhur me Al-Kaidën mund të jenë duke u përpjekur të destabilizojnë qeverinë saudite duke vrarë zyrtarë të lartë të sigurimit.

Autoritetet saudite vazhdojnë masat kundër ekstremistëve islamikë që nga dy shpërthimet vetvrasëse të këtij viti të cilët lanë të vrarë 50 vetë.//ii

XS
SM
MD
LG