Lidhje

Iran: gjenden edhe 5 njerëz të tjerë të gjallë - 2003-12-31


Punonjësit e ndihmave në Iran konfirmojnë se janë gjetur edhe 5 njerëz të tjerë të gjallë në qytetin Bam, katër ditë pas tërmetit shkatërrimtar, i cili e rrafshoi pothuajse plotësisht qytetin.'

Zyrtarët iranianë e quajtën gjetjen e të mbijetuarve një mrekulli, pasi ata pothuajse nuk kishin asnjë shpresë për të gjetur njerëz të tjerë të mbetur gjallë në këtë qytet historik, ku janë shkatërruar rreth 90 përqind e shtëpive.

Numri i të vdekurve nga tërmeti i së premtes së kaluar ka arritur në të paktën 30 mijë.

Në qytet po mbërrijnë tani grupe kirurgësh dhe mjekësh nga Shtetet e Bashkuara të cilët përbëjnë përfaqësuesit e parë zyrtarë amerikanë që shkojnë në Iran që kur Washingtoni preu marrëdhëniet me Teheranin më shumë se 20 vjet të shkuara.//ii

XS
SM
MD
LG