Lidhje

Shpërthim në një restorant të Bagdatit - 2003-12-31


Njoftohet se në një restorant të Bagdadit ndodhi një shpërthim i madh i cili sipas dëshmitarëve është shkaktuar nga një makinë bombë.

Ndërkohë, në Bagdad, policia tha se një fëmijë u vra nga shpërthimi i një makine bombë në një rrugë të ngarkuar me trafik, kur aty po kalonte një autokolonë ushtarake amerikane.

Në një zhvillim tjetër, policia irakiane në qytetin verior Kirkuk njofton se të paktën tre vetë janë vrarë dhe dhjetra të tjerë janë plagosur sot nga të shtënat që shpërthyen gjatë një demonstrate lidhur me të ardhmen politike në këtë qytet naftëmbajtës me një popullsi të përzjerë etnike.

Zyrtarët thonë se dhuna shpërtheu kur qindra demonstrues, kryesisht arabë dhe turkmenë, u grumbullaun përballë zyrave të Bashkimit Patriotik të Kurdistanit.

Ata po protestonin ndaj asaj që ata e quajnë përpjekje të kurdëve për ta marrë qytetin nën kontroll. Njoftimet se kush e filloi shkëmbimin e zjarrit janë kontradiktore.//ii

XS
SM
MD
LG