Lidhje

SHBA: Viti i Ri u prit nën masa të rrepta sigurie - 2004-01-01


Në Shtetet e Bashkuara, Viti i Ri u prit nën masa të rrepta sigurie, ndër më të fortat që janë marrë ndonjëherë.

Ndërkohë që gatishmëria në mbarë vendin ishte në nivelin e dytë më të lartë, forcat ushtarake u erdhën në ndihmë autoriteteve lokale për të garantuar sigurinë në festimet e rastit.

Në Nju Jork, autoritetet kishin vendosur snajperë në çatitë e ndërtesave si dhe personel të armatosur në tokë për të garantuar sigurinë e rreth një milion njerëzve që u mblodhën mbrëmë në Sheshin Tajms të Nju Jorkut.

Çdo njeri që hynte në shesh kalonte nëpër detektorët e metalit ndërkohë që helikopterët dhe avionët luftarakë patrullonin hapësirën mbi qytet. Masa të ngjashme ishin marrë edhe në qytete të tjerë të mëdhenj të vendit.

Në mesazhin e tij me rastin e Vitit të Ri, Presidenti Bush u bëri thirrje amerikanëve të shprehin edhe një herë angazhimin e tyre ndaj paqes dhe lirisë kudo në botë.//ii

XS
SM
MD
LG