Lidhje

Sekretari i shtetit Pauell parashtron objektivat për vitin 2004 - 2004-01-01


Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell parashtroi objektivat e politikës së jashtëme të administratës së presidentit Bush duke thënë se ajo do të punojë për ndërtimin e demokracisë në Afganistan dhe në Irak si dhe do të vazhdojë ta përqendrojë vemendjen në luftën kundër terrorizmit.

Në një shkrim të botuar sot në gazetën Nju Jork Tajms, zoti Powell thoshte se gjatë vitit 2004, Shtetet e Bashkuara do të përpiqen ta kthejnë në realitet synimin për një Lindje të Mesme të lirë dhe demokratike. Ai shkruante se Shtetet e Bashkuara do të qendrojnë përkrah popullit iranian dhe të tjerëve që jetojnë nën regjime shtypës, përfshirë popullit të Kubës.

Zoti Powell shkruante se ishte inkurajuar nga veprimet e fundit të ndërmarra nga qeveria e Iranit dhe e Libisë dhe se Uashingtoni është i vendosur të mbështesë demokracitë e reja në Amerikën Latine, Evropën Lindore, Azi dhe Afrikë.

Por sekretari i shtetit thoshte në artikull se liria nuk mund të lulëzojë dhe begatia nuk mund të përparojë pa sigurinë. Sipas tij, rrjeti terrorist i Al-Qaidës përbën një rrezik të madh dhe lufta kundër terrorizmit mbetet përparësia kryesore për Shtetet e Bashkuara.//ii

XS
SM
MD
LG