Lidhje

Iran: ceremoni për viktimat e tërmetit - 2004-01-01


Në qytetin e Bamit në Iran u organizua sot një ceremoni e përmortshme për viktimat e tërmetit.

Shërbesa u krye në një xhami të qytetit, një nga ndërtesat e pakta që nuk u shkatërrua nga tërmeti.

Në ceremoni merrte pjesë edhe ish presidenti i Iranit, Akbar Hashemi Rafsanjani. Ai tha se megjithëse qyteti do të rindërtohet, Irani nuk do ta harrojë kurrë dhimbjen e shkaktuar.

Njoftime të mëparshme vinin në dukje se në ceremoni do të merrte pjesë edhe udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei.

Njoftimet venë në dukje se ende po gjenden njerëz gjallë, rasti i fundit ishte një 27 vjeçar, që sipas dëshmitarëve u nxorr nga rrënojat mbrëmë.

Sipas zyrtarëve të OKB-së, mbi gjysma e 100 mijë banorëve që jetonin më parë në qytet, tani ose kanë vdekur, ose janë në spitale, ose figurojnë si të humbur.

Dhjetra mijëra të tjerë kanë mbetur pa shtëpi, dhe po luftojnë në këtë vit të ri me të ftohtin e hidhur, erërat e forta dhe pas-goditjet e tërmetit që ende vazhdojnë.//ii

XS
SM
MD
LG