Lidhje

Bagdat: shpërthimi në një restorant le 8 të vrarë - 2004-01-01


Nga shpërthimi i fuqishëm në një restorant të Bagdadit me klientë që po festonin Vitin e Ri, u vranë 8 veta dhe u plagosën 30.

Zyrtarët e policisë irakiane thanë se restoranti, i cili ndodhet në një lagje të pasur të kryeqytetin ishte goditur nga një makinë bombë. Midis të plagosurve ishin disa korrespondentë të gazetës Los Anxheles Times, përfshirë dy amerikanë, një britanik dhe 7 reporterë vendas.

Sulmi ndodhi megjithë masat e rrepta të sigurisë dhe intensifikimin e patrullimeve nga ana e trupave amerikane dhe policisë irakiane kudo në Bagdat me rastin e Vitit të Ri.//ii

XS
SM
MD
LG