Lidhje

Iran: punonjësit e ndihmave po përpiqen të parandalojnë vdekje të tjera nga urija dhe të ftohtët. - 2004-01-02


Plot një javë pasi qyteti Bam në Iranin juglindor u shkatërrua nga tërmeti, punonjësit e ndihmave po përpiqen të parandalojnë vdekje të tjera nga urija dhe të ftohtët.

Gjysmë-hëna e kuqe iraniane ka shpërndarë mijëra racione ushqimi të gatshëm, tenda, batanije dhe rroba, si dhe furnela me vajguri. Kombet e Bashkuara thonë se që pas tërmetit janë sjellë me avion të paktën 1 mijë e 400 dërgesa me ndihma si dhe personel mjeksor.

Disa prej ndihmave dhe personelit nga Shtetet e Bashkuara kanë mbërritur në Iran dhe njoftimet bëjnë të ditur se Shtetete e Bashkuara po shqyrtojnë dërgimin e një misioni të ri të nivelit të lartë qeveritar për ndihmat. Por disa iranianë radikalë thanë se ndihma amerikane nuk do të zbusë politikat anti-iraniane që vazhdojnë prej disa dekadash.

Ndërkohë, zyrtarët amerikanë thanë se tani për tani Teherani nuk e ka pranuar një propozim të Shteteve të Bashkuara për dërgimin në Iran të një delegacioni humanitar.//ii

XS
SM
MD
LG