Lidhje

SHBA do të kenë në Bagdat ambasadën e tyre më të madhe në botë - 2004-01-02


Sipas shtypit, Shtetet e Bashkuara po hartojnë plane për të krijuar në Irak misionin e tyre diplomatik më të madh në botë.

Gazeta Uashington Post i referohet zyrtarëve të Departamentit të Shtetit, të cilët thonë se ambasada amerikane në Bagdat do të ketë një personel prej më shumë se 3 mijë vetash.

Gazeta citon Sekretarin e Shtetit Colin Powell, i cili thotë se misioni do të ketë detyrën për të ndihmuar irakianët të përgatiten për zgjedhjet dhe për të hartuar një kushtetutë të re.

Sipas zyrtarëve, Uashingtoni po planifikon ndërtimin e një ambasade të re në Bagdat, ndërtimi i së cilës do të kërkojë 3 deri në 5 vjet.

Deri sa të jetë ndërtuar ambasada, personeli diplomatik amerikan do të strehohet në dy ndërtesa, duke përfshirë Pallatin Republkikan të ish presidentit irakian Saddam Hussein.//ii

XS
SM
MD
LG