Lidhje

Irak: guerriljet rrëzojnë një helikopter ushtarak - 2004-01-02


Zyrtarët ushtarakë amerikanë në Irak thonë se kryengritësit kanë rrëzuar një helikopter ushtarak në perëndim të Bagdatit, duke shkaktuar vdekjen e një ushtari dhe plagosjen e një tjetri.

Një zëdhënës i ushtrisë tha se pesë sulmuesit u paraqitën si gazetarë dhe më pas hapës zjarr mbi helikopterin e vogël vëzhgues dhe forcat amerikane në afërsi të Fallujas. Ai tha se trupat më pas kapën katër nga të dyshuarit për këtë incident.

Dy muaj më parë, 16 amerikanë vdiqën kur një helikopter i madh për transportimin e trupave u rrëzua pasi u bë objekt sulmi në afërsi të Fallujas. Njoftohet gjithashtu se një kamion - cisternë shpërtheu në flakë kur një autokolonë karburanti e koalicionit u sulmua në perëndim të kryeqytetit irakian.

Zyrtarët thonë se u plagosën tre vetë. Zyrtarët amerikanë thonë ndërkohë se trupat ndaluan një irakian që dyshohet se fuste ilegalisht luftëtarë të huaj dhe para nga Siria.

Po sot, policia irakiane tha se të paktën një person u vra dhe një tjetër u plagos në qytetin verior Kirkuk.//ii

XS
SM
MD
LG