Lidhje

British Aiways anuloi një fluturim tjetër nga Londra në Uashington - 2004-01-02


Shoqëria ajrore britanike British Airways anuloi një fluturim tjetër sot nga Londra në Uashington, për të tretën ditë radhazi, për shkak të shqetësimeve të sigurimit.

Të mërkurën, disa udhëtarë të të njëjtit fluturim u morën në pyetje për disa orë me radhë ndërsa udhëtimi i djeshëm u anulua. Po dje, një fluturim i dytë i shoqërisë ajrore AeroMexico nga qyteti i Meksikos për në Los Anxhelos u anulua pas paralajmërimeve të autoriteteve amerikane se avioni mund të bëhej objekt sulmi.

Por zyrtarët amerikanë thanë gjithashtu se ata me pa të drejtë kishin hedhur dyshime për terrorizëm mbi disa udhëtarë në një avion të shoqërisë Air Francë. Një nga objektet e hetimeve të tyre doli se ishte një djalë 5-vjeçar.//ii

XS
SM
MD
LG