Lidhje

Irak: vritet një ushtar amerikan dhe plagosen 2 të tjerë - 2004-01-03


Zyrtarët ushtarakë amerikanë thonë se nga një sulm me mortaja kundër një baze ushtarake në Irakun qëndror u vra një ushtar amerikan dhe u plagosën 2 të tjerë.

Një zëdhënës i ushtrisë tha se sulmi ndodhi dje vonë në një bazë afër qytetit Balad, 80 kilometra në veri-perëndim të Bagdadit. Ai tha se më vota trupat kontrolluan zonën dhe arrestuan 6 persona që dyshohej se kishin lidhje me incidentin.

Po dje, qindra demonstrues në Badgad bënë thirrje për luftë të shenjtë kundër trupave amerikane që bastisën të enjten një xhami në kryeqytetin irakian. Zyrtarë amerikanë thonë se trupat gjetën një sasi të madhe armësh dhe lëndë plasëse në xhami dhe arrestuan 34 persona, të cilët mund të kenë lidhje me sulmet kundër forcave të koalicionit.

//ze//

XS
SM
MD
LG