Lidhje

Afganistan: miratohet kushtetura e re - 2004-01-04


Presidenti Bush dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, janë mes udhëheqësve botërorë, që mirëpritën miratimin e një kushtetute të re për Afganistanin.

Presidenti Bush e përshëndeti kornizën ligjore si një hap historik përpara dhe premtoi vazhdimin e ndihmës amerikane për të ndihmuar Afganistanin të ndërtojë një të ardhme të lirë dhe të begatë. Presidenti tha se një Afganistan demokratik do të ndihmojë popullin afgan, ndërkohë që ai ndërton një të ardhme të lirë e të begatë.

Në një deklaratë me shkrim, zoti Bush tha se kushtetuta e re hedh themelet e institucioneve demokratike dhe krijon kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale këtë vit. Presidenti Bush vuri në dukje se një Afganistan demokratik do t’i shërbejë interesave të të gjithë popullit të vet dhe do të ndihmojë të sigurojë që terroristët të mos gjejnë më kurrë strehë në tokën afgane.

Ndërkohë, një zëdhënës i zotit Annan tha se sekretari i përgjithshëm i OKB-së kishte mbetur shumë i kënaqur me miratimin e kushtetutës.

Kushtetuta e miratuar dje pas gati 4 javë debatesh të ashpra hap rrugën për mbajtjen e zgjedhjeve presdidenciale, të cilat pritet të zhvillohen këtë vit. Kushtetuta i jep presidentit të përkohshëm Hamid Karzai sistemin e fuqishëm presidencial, që ai kërkoi, si dhe garanton të drejta të barabarta për gratë dhe burrat, kërkesë kryesore e grupeve të të drejtave të njeriut.

Debatet rreth projekt-kushtetutës ishin herë herë të vështira dhe nxorrën në hap përçarjet etnike në Afganistan. Mosmarrëveshjet rreth gjuhës zyrtare të vendit kërcënuan miratimin e dokumentit, por një marrëveshje në minutën e fundit i hapi rrugën miratimit të kushetetutës së re të Afganistanit.

//ze//

XS
SM
MD
LG