Lidhje

Viti 2003 shënoi arritje në Irak - 2004-01-05


Viti 2003 ishte një vit i mirë për popullin e Irakut. Për më shumë se 20 vjet irakianët vuajtën nën diktaturën mizore të Sadam Huseinit. Por më 19 mars, gjithshka ndryshoi. Njoftimin e dha presidenti Bush:

“Në këtë moment, forcat amerikane dhe ato të koalicionit kanë filluar ndërhyrjen ushtarake për të çarmatosur Irakun dhe për të mbrojtur botën nga një rrezik i madh,” tha presidenti Bush. Që në fillim presidenti Bush e bëri të qartë se cili do të ishte misioni i forcave të koalicionit në Irak.

“Ne po shkojmë në Irak me respekt për banorët e tij, për qytetërimin e lashtë dhe për besimet fetare që ata praktikojnë. Ne nuk kemi asnjë ambicie për Irakun, me përjashtim të eliminimit të një kërcënimi dhe t’i rikthejmë popullit irakian kontrollin mbi vendin e tij”, tha presidenti Bush. Në muajin prill, Sadam Huseini dhe qeveria e tij morrën arratinë. Forcat e koalicionit siguruan vendin dhe filluan t’i rikthejnë qeverisjen popullit të Irakut.

“Një periudhë e errët dhe e dhimbshme në historinë e Irakut mori fund. Një ditë shpresëdhënëse po lind. Irakianët kanë tani rastin të bashkohen, të kundërshtojnë dhunën dhe të ndërtojnë një Irak të ri”, tha presidenti.

Sukseset në Irakun e pasluftës nuk janë të pakta. Shkollat dhe universitetet po rihapen. Sistemet e shpërndarjes së ujit dhe energjisë elektrike po riparohen. Këshillat municipalë dhe të qyteteve po funksionojnë. Një forcë e re policore dhe ushtarake po stërvitetet.

Por rreziku në Irak ende nuk është zhdukur. Mbeturina besnike të partisë Baath të Sadam Huseinit dhe terroristë të huaj përpiqen për të penguar përpjekjet për vetë-qeverisje. Por një nga një, armiqtë e lirisë po kapen ose vriten. Dhe më 13 dhjetor, u kap vetë Sadam Huseini.

Megjithë suksesin, presidenti Bush thotë se rruga drejt paqes në Irak nuk do të jetë e lehtë.

“Rruga do të jetë e vështirë. Por në çdo hap të saj, Iraku do të ketë pranë popullin amerikan”, tha presidenti Bush.

Me ndihmën e koalicionit, në vitin 2004, populli irakiando të vazhdojë i sigurtë në rrugën e sigurisë dhe vetë-qeverisjes.

XS
SM
MD
LG