Lidhje

Siguria në Irak - 2004-01-05


Në vitin 2003, Shtetet e Bashkuara udhëhoqën një koalicion ndërkombëtar për të vënë në zbatim rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe për të hequr nga pushteti regjimin e Saddam Husseinit. Duke vepruar në Irak, koalicioni çliroi 23 milion njerëz nga një diktaturë e egër e cila kërkonte armë të shkatërrimit në masë dhe kishte lidhje me terroristët.

Saddam Husseini është tani në gjendje arresti. Por sulmet kundër koalicionit dhe popullit irakian vazhdojnë. Daniel Senor, këshilltar i lartë i Autoritetit të Përkohshëm të Koalicionit thotë se Iraku është tani fronti qendror në luftën kundër terrorit:

”Kjo luftë kundër terrorit ka dy elementë shumë të qartë, të cilët për fat të keq shpesh veprojnë së bashku: elementë të ish regjimit dhe luftëtarë të huaj, terroristë që përpiqen të destabilizojnë situatën. Ne besojmë se duke punuar përkrah irakianëve, për t’i ndihmuar ata të ndërtojnë infrastrukturën e duhur të personelit të sigurimit, për të cilën ne po kontribuojmë me fonde, ne do të jemi në gjendje t’i zgjidhim këto probleme,” thotë zoti Daniel Senor.

Gjithnjë e më shumë, irakianët po marrin mbi vete përgjegjësitë për të garantuar sigurinë. Në stërvitje e sipër janë tani forca e re policore dhe ajo ushtarake irakiane. Zoti Senor thotë se irakianët i kanë hyrë tashmë punës duke patrulluar rrugët e qyteteve dhe duke bërë arrestime.

”Numri i policëve irakianë është sot rreth 70 mijë. Përsa i përket ushtrisë së re irakiane, në detyrë janë aktualisht 400 ushtarë të rinj irakianë të dislokuar pranë Divizionit të Katërt të Këmbësorisë amerikane. Synimi është që të formohet një ushtri irakiane prej 35 mijë deri 40 mijë vetash. Përsa i përket policisë, kur ambasadori Paul Bremer erdhi këtu në muajin maj, nëpër rrugë nuk kishte asnjë polic të vetëm irakian. Sot, vetëm në Bagdad ka 7 mijë policë,” tha zoti Senor.

Siç shprehet Dr. Said Hakki, këshilltar i lartë pranë ministrisë irakiane të shëndetësisë, ”ky vend ka qenë për 35 vjet me radhë nën shtypje, tortura dhe frikësime. Tani, Iraku po e merr veten dhe gjendja po bëhet për ditë e më e mirë.

XS
SM
MD
LG