Lidhje

Debati i parë për këtë vit i kandidatëve demokratë për president në SHBA - 2004-01-05


Ish-guvernatori i Vermontit Howard Dean, që kryeson listën e kandidatëve demokratë për president po u bën thirrje kolegëve të tij të bashkëpunojnë për ta mundur presidentin George Bush. Kandidati Dean, i cili është sulmuar ashpër nga rivalët brenda partisë së tij, i bëri komentet dje(4 janar) në debatin e parë presidencial të kandidatëve demokratë për këtë vit. Debati u zhvilua në shtetin Iowa.

Para debatit të djeshëm (4 janar), disa nga kandidatët demokratë e kishin kritikuar në instervista të ndryshme televizive kandidatin Howard Dean, i cili gjatë fushatës elektorale ka bërë komente që kanë shaktuar zemërim në disa segmente të shoqërisë amerikane.

Megjithë kritikat, guverantori Dean u bëri dje thirrje kandidatëve demokratë të mbështesin cilindo që emërohet kandidat i partisë së tij për zgjedhjet presidenciale.

"E kam thënë vazhdimisht, nisur nga synimi për të fituarndaj presidentit Bush, se unë do të mbështes me forcë kandidatin përfundimtar të Partisë Demokrate dhe Do të nxis fuqishëm të gjithë përkrahësit e mi të bëjnë të njëjtën gjë. Unë do të zhvilloj fushatë elektorale për cilindo kandidat të zgjedhur nga Partia Demokrate, edhe në se ai nuk do të jem unë. Do të doja të dija se cili në këtë sallë është dakord për ta mbëshetur me forcë kandidatin përfundimtar të emëruar nga Partia Demokratike për zgjedhjet presidenciale",- tha zoti Dean.

Lidhur me këtë çështje, guverantori Dean siguroi miratimin e të gjithëve, por lidhur me çështje të tjera, si ajo e politikës së jashtme, tregëtisë dhe Irakut, pati mendime të ndryshme.

Ligjvenësi Dick Gephard i Misurit, e kritikoi Marrëveshjen për Tregëtinë e Lirë të Vendeve të Amerikës së Veriut, apo NAFTA-n, si një politikë të gabuar. Dhe, duke ju përgjigjur kandidatit tjetër të Partisë Demokrate, John Edwards, senator i Karolinës së Veriut, i cili e mbështeti pranimin e Kinës në Organizatën Botërore të Tregëtisë, zoti Gephard tha se anëtarësimi i Kinës në këtë organizatë çoi në humbjen e vendeve të punës për shumë amerikanë.

"Përkrahja për pranimin e Kinës në Organizatën Botërore të Tregëtisë ka patur një ndikim të keq këtu në shtetin e Iowas, si dhe në shtetin e Karolinës së Veriut. Një nga prodhuesit më të mëdhenj të industrisë tekstile i ka mbyllur të gjitha fabrikat që kishte në të gjithë vendin, dhe si rezultat, 60 mijë vende pune janë shkurtuar", tha zoti Gephard.

Por senatori i Conecticuttit, Joe Liberman, e kundërshtoi këtë argument. "Ne nuk mund të krijojmë vende pune duke ndërtuar mure proteksioniste. Pashë statistikat dhe sipas tyre, një e pesta e punëtorëve të sektorit industrial të Iowas, pra më tepër se 100 mijë vende pune, varen nga tregëtia. Dy tregjet kryesore të mallrave që prodhohen në Iowa, si nga sektori i bujqësisë ashtu edhe nga ai industrial, janë Kandaja dhe Meksika, vende të cilat janë anëtare të me të cilat ne jemi anëtarë të marrëveshjes për Tregëtinë e Lirë të Vendeve të Amerikës së Veriut, apo NAFTA", - tha zoti Lieberman.

Kandidati Dennis Kucinich, i Ohio-s, i cili gëzzon më pak mbështetje se kolegët e tjerë demokratë, pati pikëpamje më ekstreme lidhur me këtë çështje. Ai tha se ai vetë do ta anullonte plotësisht pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara në NAFTA dhe Organziatën Botërore të Tregëtisë. Në Irak, ai tha se e ndjen se më tepër se 150 miliardë dollarët amerikanë që janë shpenzuar tashmë atje, janë para të cilat janë marrë nga programet e brendshme të qeverisë.

Carol Moseley-Braun, ish-senatore e shtetit të Illinoit dhe kandidatja e vetme grua, tha se është e mendimit se tërheqja nga Iraku nuk është dhe aq e lehtë. "Ne nuk mundet thjesht t’i presim fondet dhe të ikim prej andej. Ne e bombarduam atë vend. Kemi, të paktën, përgjegjësinë për ta riparuar atë"- tha zonja Braun.

Në debatin e djeshëm mori pjesë edhe kandidati John Kerry, senator i Massachussetsit. Dy nga kandidatët - gjenerali në pension Wesley Clerk dhe veprimtari i të drejtave civile Al Sharpton, nuk morën pjesë në debat.

Në njëfarë mënyre brenda Partisë Demokrate duket se po zhvillohen dy fushata për president, nga njera anë, debate si si djeshmi në Iowa, ku kandidatët parashtrojnë pikëpamjet e tyre, shtypi i mbulon gjerësisht, demokratët që përpiqen të dëmtojnë Howard Deanin duke e kritikuar jo vetëm për problemet, por edhe për temperamentin e tij.

Ka nga ata që thonë se armiku kryesor i Howard Deanin, është vetë Howard Deani. Një pjesë e demokratëve thonë se me komentet e tij ai mund të largojë votuesit. Por nga ana tjetër, po zhvillohet edhe një fushatë tjetër dhe Howard Dean edhe në të po ecën shumë mirë. Është një fushatë që zhvillohet jashtë vëmendjes së shtypit dhe merret më shumë me votuesit. Është pikërisht në këtë nivel, që Howard Dean ka patur shumë sukses. Duke përdorur internetin, ai e ka zgjeruar bazën e tij të mbështetjes. Dhe ndërsa kandidatët e tjerë demokratë përpiqen ta ngadalësojnë atë, si në debatin e djeshëm, dhe gjatë kësaj jave do të ketë edhe 2 debate të tjera, Howard Dean vazhdon ta përqëndrojë vëmendjen tek votuesit e thjeshtë për ta ruajtur avantazhin ndaj kolegëve të tij.

Debati i djeshëm (4 janar) u zhvillua dy javë para zgjedhjeve paraprake në Iowa, gara e parë për të caktuar delegatët për Kuvendin e Partisë, të cilët do të zgjedhin një kandidat demokrat që do të përballet në nëntor me presidentit Bush .

XS
SM
MD
LG