Lidhje

Bushi: sanksionet ndaj Libisë do të vazhdojnë - 2004-01-06


Presidenti Bush zgjati afatin e sanksioneve ekonomike të vëna 18 vejt më parë kundër Libisë, duke thënë se para se të hiqen sanksionet duhet të verifikohet angazhimi i Tripolit për të çmontuar programet e tij të armëve të shkatërrimit në masë.

Presidenti Bush tha të hënën se muajin e kaluar Libia ndërmori atë që ai e cilësoi si hap të mirëpritur, kur ra dakord të eliminojë programet e saj të armëve kimike dhe bërthamore. Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të pranojnë atë që ai e cilësoi si përparim libian për sa kohë që Tripoli ndërmerr hapa konkretë drejt zhdukjes së shqetësimeve ndërkombëtare.

Libia pranoi muajin e kaluar se ka pasur armë të shkatërrimit në masë. Tripoli e bëri këtë deklaratë pas atyre që zyrtarë amerikanë e britanikë i cilësuan si muaj të tërë negociatash të fshehta. Libia ka rënë dakord të lejojë inspektimin ndërkombëtar të objkteve të saj të fshehta.//xh//

XS
SM
MD
LG