Lidhje

Zyrtarët evropianë marrin masa për letrat-bombë - 2004-01-06


Specialistët evropianë të antiterrorizmit ranë darkord për krijimin e një force të posaçme, e cila do të merret me hetimin e disa letrave-bombë, që u janë dërguar zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian.

Ky vendim u mor në një takim të zhvilluar në Romë ku u tha se forca e posaçme do të koordinohet nga Italia. Ministria e Brendshme e Italisë thotë se forca e posaçme e cila do të jetë shumëkombëshe, do të mbledhë të dhëna për dy muaj lidhur me elementë anarkistë që kryejnë veprime me dhunë dhe më pas, do ti bëjë policisë rekomandimet e nevojshme.

Parlamenti Evropian filloi të shqyrtojë dje në Bruksel gjendjen e sigurisë, pas shpërthimit të dy letrave-bombë dërguar ligjvënësve të Bashkimit. Autoritetet italiane besojnë se fushata e letrave-bombë është ndërmarrë nga elementë anarkistë nga qyteti i Bolonjës.// lk //

XS
SM
MD
LG